Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Richard E. Grant në rolin e transvestit

Falë fushatës së lumtur oskareske për performansën e tij yjore në filmin “Can You Ever Forgive Me?”, Richard E. Grant është në kulmin e popullaritetit të vet, ndërsa tani e pret edhe një tjetër rol interesant.

Warp Films po punon në përshtatjen e hit muzikalit britanik “Everybody’s Talking About Jamie”, tregimin e bazuar në ngjarjet e vërteta për adoleshentin në Veri të Anglisë (Sheffield në tregim, Newcastle në jetën e vërtetë), i cili është i vendosur që në mbrëmjen e tij të maturës të shkojë i veshur si femër, me kundërshtimin e madh të shkollës.

Image

Xhirimi duhet të fillojë javën e ardhshme në Sheffield, ndërsa formacioni i aktorëve tashmë është i njohur: Grant do ta luajë rolin e transvestitit me përvojë me emrin Loco Chanelle. Në ekipin e aktorëve është Sharon Horgan, e cila e luan rolin e mësueses antipatike të Jamieit, znj. Hedge. Sarah Lancashire është gjithashtu pjesë e ekipit, dhe ajo do të paraqitet në rolin e nënës së Jamiet, Margaret, shkruan KOHA Ditore.

Në rolin kryesor është aktori i panjohur Max Harwood, i zgjedhur në kastingun e hapur. Shoqen më të mirë të Jamiet, Ray do ta luajë Shobna Gulati, e cila këtë rol e luajti edhe në shfaqje.