Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Reynolds po mendon të pushojë nga aktrimi

Ryan Reynolds mendon se tani është “koha e përkryer” të pushojë nga aktrimi dhe të përqendrohet te familja.

Ylli i “Red Notice” – i cili ka vajzën James gjashtëvjeçare, Inez pesë dhe Betty dyvjeçare me gruan e tij Blake Lively – ka përsëritur vendimin e tij të largohet nga rolet e tij të mëdha në ekran dhe nga orari i tij i ngarkuar i udhëtimit pasi zbuloi planet për pushimin e tij në tetor.

Ai ka treguar për LinkedIn News, redaktorin e lartë në Large Jessi Hempel: “Epo, kam aktruar mjaftueshëm. Gjëja kryesore për mua, e di se edhe ti ke fëmijë, është se nuk dua ta humbas këtë kohë pa fëmijët e mi.

“Kur jam në xhirime të filmit, në të shumtën e kohës në Evropë, jam larg me orë jashtëzakonisht të gjata. Ndodh vazhdimisht, si një lloj kërkese të jesh aty gjatë gjithë kohës- jo vetëm që luaj, por gjithashtu, në përgjithësi prodhoj dhe shkruaj filmat e mi.

45-vjeçari ka shprehur një dëshirë të zjarrtë “të jetojë jetën si person normal” për një kohë.

“Dëshiroj që fëmijët e mi të kenë një jetë normale. Për shumë vjet, kur gruaja ime Blake kishte për të xhiruar ndonjë film, unë nuk xhiroja, mirëpo qëndroja me fëmijët e kështu me rend. Bënim një lloj shkëmbimi. Asnjëherë s’kemi punuar në të njëjtën kohë. Ne gjithmonë ishim larg e po ashtu edhe fëmijët”, ka shpjeguar ai.

“Tani që ata janë në shkollë, kanë disi një orar normal. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e tyre dhe unë me të vërtetë po e shijoj të qenit prezent për ta.

“Më pëlqen t’i dërgoj në shkollë e t’i marrë prapë. Më pëlqen edhe fakti që kam kohë të mjaftueshme t’i bëj gjërat për të cilat jam pasionant sikurse MNTN and Maximum Effort”, ka thënë bashkëpronari i The Wrexham AFC.

Artikuj të ngjashëm