Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Revista “Playboy” rikthen fotot nudo

Revista amerikane “Playboy” ka njoftuar se do t’i kthejë përsëri fotot nudo, duke ndryshuar kështu, vendimin e bërë vitin e kaluar.

Këtë e bëri të ditur drejtuesi i “Playboy”-it, Cooper Hefner, i cili tha se vendimi për t’i hequr tërësisht fotot nudo “ishte një gabim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot ne jemi duke rikthyer identitetin tonë, do ta dimë saktë se kush jemi”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Revista amerikane gjithashtu promovoi edicionin e marsit dhe prillit me një foto me hashtag #NakedIsNormal.

Disa përdorues të mediave sociale përshëndetën këtë rikthim, duke e përshkruar atë si një “thirrje të mirë”, ndërsa të tjerët thanë se vendimi është marrë “për shkak se revista nuk ka pasur shitje shumë të mirë”.