Reperi amerikan me prejardhje shqiptare, Action Bronson, i është bashkuar ekipit të filmit të ardhshëm “The Irishman”.
I bazuar në librin “I Hear You Paint Houses” të Charles Brandt, ky film bashkon yjet e mëdha Robert De Niro dhe Al Pacino.
Roli i shqiptarit në këtë film akoma nuk është i qartë, por reperi së fundmi ndau një fotografi me De Niron edhe për fansat e tij në Instagram, shkruan Billboard.
Bronson është reper i njohur në SHBA. Albumi i tij “Blue Chips 7000” doli në top 25 të top-listës së Billboardit në zhanrin rap. Ai është i njohur edhe për emisionin e kuzhinës “The Untitled Action Bronson Show”. Libri i tij për gatim ishte i nënti në listën e bestsellerëve të New York Times.
Artikuj të ngjashëm
-
Reperi shqiptar lidh bashkëpunim me një nga brendet më të njohura në botë
-
“The Irishman”, filmi i ri që bashkon sërish Pacinon dhe De Niron
-
Mbërrin trileri për “The Irishman”: De Niro, Pacino dhe Pesci në filmin e ri të Scorsese
-
Reperi shqiptar Action Bronson tani edhe me libër
-
Paralajmërimi për "The Irishman"