Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Reperi Samm nxit dyshime për “martesën” e tij

Muaj më parë lajmi se reperi Samm u martua me të dashurën e tij Filis, ndonëse larg syrit të publikut, ky lajm i gëzoi shumë adhuruesit e tij.

Mirëpo, viti 2021 si duket nuk ka nisur mirë për çiftin e ri, pasi të gjitha provat çojnë në aludimin që çifti i ka dhënë fund betimit të tyre të dashurisë.

Janë vetë ndjekësit e reperit që kanë vërejtur se ai i ka larguar të gjitha fotografitë e tij me Filisin në Instagram, teksa të njëjtën gjë e ka bërë edhe ajo.

Përveç asaj, çifti tashmë nuk e ndjekin as njëri tjetrin në rrjetin social, duke forcuar bindjen se çifti po kalon në krizë martesore, duke aluduar edhe me ndarjen e tyre. Madje ka spekulime se arsyeja e ndarjes mund të jetë tradhtia, marrë parasysh se Samm në Instagramin e tij po e promovon këngën e re që pritet të publikohet së shpejti, dhe që e mban titullin pikërisht "Tradhtare". Sa ka të vërtetë këtu, do ta kuptojmë vetëm me kalimin e kohës. 

Por pavarësisht jetës personale, reperi Samm po vazhdon me prurje të reja në muzikë. Së fundi bashkë me reperin Fajt e kanë sjellë këngën “Showtime”, e cila është pritur mjaft mirë nga fansat e shumtë të dyshes.