Reperi Lil Wayne është deklaruar fajtor për armëmbajtje në rastin që nisi në vitin 2019.
Reperi amerikan është deklaruar fajtor, pasi policia bastisi aeroplanin e tij privat në Miami gjatë vitit të kaluar.
Akuza për armëmbajtje është e dënueshme deri në dhjetë vjet, por reperi pritet të ketë dënim më të butë.
Ai është liruar pasi pagoi një dorëzani prej 250 mijë dollarëve, por ka dorëzuar pasaportën.
Reperi Wayne po mbante një revole 45 kalibër me gjashtë plumba në kohën e aterrimit në Miami më 23 dhjetor të vitit 2019.