Një pilot i cili u zbulua se kishte pirë alkool mbi kufirin e lejuar ndërsa përgatitej të drejtonte një aeroplan nga Edinburghu në New York, është dënuar me dhjetë vjet burgim.
Lawrence Russell u kap me dy shishe “Jagermeister” në çantën e tij, njëra prej të cilave ishte gjysmë e zbrazët.
Piloti ishte arrestuar dhe ishte testuar për sasinë e alkoolit, shkroi Guardian.
Russell u dënua të martën pasi u deklarua fajtor në mars. Ai kishte pasur edhe dy dënime të tjera për vozitje nën ndikimin e alkoolit në SHBA.
Në gjyq u tha se ai ishte një alkoolist që po trajtohej dhe që nuk kishte pirë për 277 ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur
-
Sa kohë i duhet trupit që ta largojë alkoolin
- Pas sa kohësh mund të vozisësh kur konsumon alkool?
-
Polica e arreston në Aeroport një të dënuar për 7 vepra penale
-
Ylli i Australisë dyshohet se doli pozitiv në testin për kokainë