Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Reperi i njohur gjendet i pajetë në bagazhin e makinës

Reperi Brian Trotter, i njohur me emrin artistik “Kent Won’t Stop”, është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas, kanë bërë të ditur mediat e huaja të mërkurën.

Policia ka zbuluar trupin e tij të pajetë të martën, ndërsa ka arrestuar shoferin 25-vjeçar të makinës, Robert Deupree Avery Coltrain. Shoferi është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas autopsisë, Trotter u qëllua për vdekje disa herë.

Trupi i pajetë i reperit u gjet brenda bagazhit i dekompozuar dhe i mbështjellë me një mbulesë, ndërsa një erë e rëndë ndihej përreth makinës. Po ashtu dhe mizat gumëzhinin pranë vendit të ngjarjes.

Trotter u pa për herë të fundit në 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia, shkruan IconStyle.