Reperi kanadez, Drake, ka vënë bast 1 milion dollarësh për Argjentinën, në finalen Kupës së Botës ndaj Francës, raportoi DailyMail të dielën.
Ai u pa në rrjetet sociale, i veshur me fanellë të skuadrës italiane, Napoli, duke deklaruar se e mbështet Argjentinën.
“Unë zgjedh Argjentinën, ai zgjedh Francën. Kjo do të jetë atmosferë”, deklaroi Drake në pamjet që duket se janë filmuat nga një mik i tij.
Parashikimet e reperit 36-vjeçar janë konsideruar mallkime pasi shumë herë nuk ia kishte qëlluar.
Ai kishte vënë bast 2 milionë dollarë për ish-kampionin e UFC-së, Israel Adesanya, në mbrojtje të titulli ndaj Alex Pereira, muajin e kaluar.
Drake pati parashikuar edhe fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit, por kishte rezultuar e kundërta. Aktualisht, Argjentina është në epërsi ndaj Francës me dy gola.