Aktorja dhe komediania australiane e lindur në Sydney, e filloi karrierën duke luajtur në serinë komike televizive “Pizza”, nga viti 2003 deri më 2007.
Debutimin në Hollywood e shënoi në vitin 2011, me të luajtur në filmin e suksesshëm të regjisorit Judd Apatow, “Bridesmaids”.
Një vit më vonë, ajo e siguroi role në filmat hit, “Bachelorette” dhe “Pitch Perfect”, për të cilin edhe u shpërblye me çmimet “MTV Movie Award” dhe “Teen Choice Award”.
Personaliteti karizmatik dhe sensi fantastik i humorit, bëri që Wilson shumë shpejt të shndërrohet në një prej aktoreve më të kërkuara në ekran të madh dhe televizion, si dhe filloi të angazhohet edhe si prezantuese e ceremonive të ndryshme, transmeton Koha.net.
Gjatë vitit 2019, ajo u shfaq me rol protagonist në filmin “Isn't it Romantic” dhe luajti krahas yllit të Hollywoodit, Anne Hathaway, në komedinë e suksesshme “The Hustle”.
Së fundmi, Wilson iu bashkua ekipit të aktorëve yje të filmit, “Cats”, i cili nuk gëzoi sukses të mirë në arkat filmike botërore.