Ylli i hitit “Ignition”, aktualisht po qëndron në një burg federal në Chicago, pa të drejtë për t’u liruar me kusht, kjo pasi është arrestuar ndaj disa akuzave të ndryshme për krime seksuale. Por avokatët mbrojtës të këngëtarit i kanë dorëzuar disa dokumente ligjore, përmes së cilave kërkojë lirimin e tij nga burgu ngase rrezikon të preket nga koronavirusi.
Në dokumentet e lëshuara në Gjykatën e Qarkut në Chicago, avokatët e R. Kellyt deklarojnë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka përshkruar yllin 52-vjeçar të muzikës, si person potencialisht i rrezikuar për t’u infektuar me COVID-19, dhe për këtë arsye ai duhet të lejohet të vetizolohet në shtëpinë e tij dhe larg të burgosurve të tjerë, transmeton Koha.
Gjykatësi ende nuk ka sjell vendim ndaj kërkesës së këngëtarit, por sipas të përditshmes “Chicago Tribune”, hetuesit ligjorë në New York i kanë kërkuar gjykatës që R. Kelly të vazhdojë të qëndrojë prapa grilave.
Në fillim të këtij muaji, u raportua se këngëtari i muzikës R&B po kishte vështirësi për t’u takuar me ekipin e tij të mbrojtjes, kjo pasi Qendra Korrektuese Metropolitane i kishte suspenduar vizitat për 30 ditë, në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ylli i hitit “I Believe I Can Fly” ballafaqohet me padi në disa shtetet të Amerikës, përfshirë këtu Chicagon dhe New Yorkun, të cilat e akuzojnë për krime të rënda si, trafikimi seksual, shantazhi dhe mashtrimi, si dhe pornografia me fëmijë.
R. Kelly vazhdon të deklarohet i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave.
-
R. Kelly e ka marrë vaksinën anti-COVID 19
-
Gjykimi i këngëtarit R. Kelly është shtyrë për herë të katërt
-
R. Kelly kërkon uljen e dënimit, i drejtohet presidentit Trump për falje të pjesshme
-
R. Kelly kërkon arrest shtëpiak nga frika se mund të vritet në burg
-
Gjykata federale konfirmon dënimin me 30 vjet burgim për R. Kellyn