Iron Maiden ka paditur një kompani të video lojërave për shkeljen e markës së tyre duke e prodhuar një lojë të emërtuar Ion Maiden.
Rok bendi ikonik, i udhëhequr nga Bruce Dickinson, e ka paraqitur një padi prej 2 milionë dollarësh kundër kompanisë 3D Realms, duke pretenduar se emri i lojës është një "shkelje tepër e rëndë" e markës së tyre tregtare.
Sipas uebsajtit të lojërave Kotaku, avokatët e bendit argumentojnë se emri i lojës do të shkaktojë "konfuzion në mesin e konsumatorëve", pasi logoja, etiketimi dhe përmbajtja e saj janë të ngjashme me vetë Iron Maiden, duke pretenduar se firma "po përpiqet të tregtojë me famën e Iron Maiden".

Ata deklarojnë se emri i protagonistit të lojës së parë të qitësit Shelley Harrison është bazuar në basistin e Iron Maiden Steve Harris dhe se një ikonë e kafkës është e ngjashme me maskotën e famshme të bendit Eddie, shkruan KOHA Ditore.
Padia e tyre gjithashtu pohon se shumë adhurues janë mashtruar duke menduar se loja është zyrtare dhe se ka ngjashmëri me lojën e tyre zyrtare Iron Maiden: Legacy of the Beast.
Në një deklaratë të postuar në Twitter, drejtuesit e 3D Realms i quajtën ankesat e bendit "të pabazuara" dhe shtuan se ata do t’i "shqyrtojnë opsionet pasi ta marrim njoftimin zyrtar të padisë dhe do ta marrim çdo vendim të nevojshëm në kohën e duhur".
Edhe
Taylor Swift ndërmerr masa kundër përdorimit të zërit e imazhit të saj nga AI-ja
Edhe pse loja është ende në zhvillim, një version është luajtur nga konsumatorët e zgjedhur dhe gazetarët.
Iron Maiden po i ndjekin hapat e miqve të tyre Guns N' Roses në ndërmarrjen e veprimeve ligjore për ta ruajtur markën e tyre tregtare, ku bendi po i paditë drejtorët e fabrikës së birrës Colorado për një birrë me emrin Guns ‘N’ Rose.