Anëtaret e bendit “Pussycat Dolls” janë përsëri zyrtarisht bend, një dekadë pasi u ndanë. Të gjitha u kthyen, përveç Melody Thornton.
Ato do ta fillojnë turneun në prill të vitit 2020 dhe madje në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Biletat do të dalin në shitje nga kjo e diel.
Gjatë një paraqitjeje në “Good Morning Britain”, ato thanë se asgjë nuk kishte ndryshuar mes tyre.
"Të gjitha ishim të ngazëllyera dhe nervoze, sepse nuk e dinim se si do të ishte, por e dinim se na duhej vetëm një moment që të mblidhemi dhe kjo ndodhi. Është zbavitëse të kthehemi, sepse e kemi një kimi të mrekullueshme së bashku", thanë Carmit Bachar dhe Jessica Sutta.
Ashley Roberts tha se tani do të bëjë gjithçka në një mënyrë më të pjekur, argëtuese dhe marramendëse, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
The Pussycat Dolls rikthehet me turne pas 17 vjetësh

"Kërcejmë sikur të jemi përsëri 22 vjeç. Trupi ynë e di këtë, por kyçet tanë vuajnë", tha ajo duke qeshur.
Ato nuk folën për faktin se Melody Thornton nuk po kthehet në bend. Ato theksuan se për kthimin e tyre meritor ishte menaxheri i tyre Robin Antin.
"Ka kohë që Robin ka dashur të na rikthejë. Sikur ka kaluar një minutë që kur kemi qenë bashkë. Të gjitha i kemi pasur rrugët tona dhe kemi jetuar shumë që nga atëherë. Me ngazëllim po pres se çfarë do të bëjmë", tha Nicole Scherzinger.
Ajo tha se nuk janë nën presion, sepse duan t’i fuqizojnë fansat e tyre.
Edhe
Bendi “Pussycat Dolls” kthehet në skenë pas dhjetë vjetësh
"Shpresojmë se do të mund të jemi shembull dhe t’u ndihmojmë njerëzve që po përpiqen t’i qasen forcës së tyre. Ne po e jetojmë këtë tani", shtoi Nicole.
Më herët u raportua se Nicole Scherzinger, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta dhe Kimberly Wyat e kishin nënshkruar një kontratë shumëmilionëshe, e cila i obligon të bëjnë turne botërorë dhe të regjistrojnë këngë të reja.