Anëtaret e një prej bendeve më të njohura femërore të të gjitha kohërave, “Pussycat Dolls”, po kthehen në skenë dhjetë vjet pasi që u ndanë zyrtarisht për shkak të dëshirës për t’i ndjekur solo karrierat.
Nicole Scherzinger, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Melody Thornton, Jessica Sutta dhe Kimberly Wyat e nënshkruan një kontratë shumëmilionëshe, me të cilën përkushtohen ta mbajnë turneun botëror dhe regjistrimin e këngëve të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMundësia e ribashkimit të tyre është paralajmëruar disa herë, por Nicole gjithmonë paraqiste problem, e që prej kohësh e ka mohuar mundësinë e ribashkimit. Në fillim të vitit, Nicole deklaroi se i mungojnë turnetë, shkruan KOHA Ditore.
"Kur fillova ta ndërtoja karrierën solo, nëpër turne gjithmonë performoja me vallëzuese, por gjithmonë më mungonin vajzat e mia. Gjithmonë jemi argëtuar shumë mirë", tha Nicole.