Aktorja Soleil Moon Frye zyrtarisht po kthehet në TV si Punky Brewster, më shumë se 30 vjet pasi e prezantoi personazhin për adhuruesit.
Frye e reprizoi rolin e saj të viteve 1980 si personazhi titullar vitin e kaluar, këtë herë duke e luajtur Brewster si një nënë kryefamiljare e tre fëmijëve, së bashku me Freddie Prinze Jr. si ish-burrin e saj në ekran, Travis.
Episodi pilot kaloi aq mirë sa që drejtuesit e rrjetit amerikan në NBC e kanë zgjedhur shown për një seri të plotë me 10 episode.
Sitcomi do të transmetohet në shërbimin e tyre të ardhshëm për streaming, Peacock, shkruan KOHA Ditore.
Punky Brewster i rilansuar do ta paraqesë gjithashtu kthimin e koleges origjinale të Frye, Cherie Johnson, si mikesha më e mirë e protagonistes.