“Wicked: For Good” është emri i filmit të ri, i cili është vazhdimësi e filmit “Wicked”, ku protagoniste kryesore ishin aktoret e njohur Cynthia Erivo në rolin e Elphabas dhe Ariana Grande në rolin e Glindas, ka raportuar BBC.
Traileir i ri shpërfaq Glindan duke shkuar në ballkon për t’i kërkuar Elphabas të shfaqet para se ta vënë re “majmunët”.
Traileri përfundon me Elphaban, e cila thotë se “po shkoj ta shoh magjistarin” ndërkohë që fluturon me fshesën fluturuese.
Traileri i filmit:
Filmi i ri “Wicked: For Good” do të nisë aty ku ka mbaruar “Wicked” dhe do të shpërfaqë vitet pas vendimit që Glinda e Elphaban kanë marrë për të ndarë rrugët.
“Në fund të filmit të parë, na janë thyer zemrat që Glinda nuk e bëri zgjidhjen që të gjithë e donim kaq shumë, dhe duket si fuqizuese për Elphaban që fluturon larg atij rrethi. Në filmin e dytë mund t’i shohim pasojat e këtyre vendimeve. Temperaturat rriten”, ka thënë regjisori i filmit Jon M Chu.
Filmi është adaptim i shfaqjes shumë të suksesshme teatrale, inspiruar nga “Magjistari nga Ozi”, nga novela e Gregory Maguire e vitit 2005.
Sidoqoftë, filmi mjuzikëll është ndarë në dy pjesë. Pjesa e dytë do të lansohet më 21 nëntor të këtij viti.

Dy filmat janë xhiruar bashkërisht në studiot “Elstree” në Hertfordshirë në mes të muajit dhjetor të vitit 2022 dhe muajit janar të vitit 2024. Produksioni i filmit u ndal në gjysmë nga protestat e aktorëve të Hollywoodit.
Filmit “Wicked” ishte më i suksesshmi në arkat filmike për vitin 2024 në Britani dhe ka qenë i nominuar në 10 kategori për çmim “Oscar”, dy nga të cilat i ka fituar: “Produksioni më i mirë” dhe “Kostumografia më e mirë”.
Erivo dhe Grande, pasi kanë miqësi të mirë edhe në jetën e përditshme, patën kimi shumë të mirë edhe në ekran, ndërkohë që po bënin intervista e konferenca për shtyp gjatë promovimit të filmit.
Një nga sfidat me të cilat u përball filmi i ri “Wicked: For Good” është se këngët e filmit të parë “Wicked”, si “Defying Gravity”, “Popular” dhe “The Wizard and I”, nuk do të jenë në filmin e ri.
“Wicked: For Good” do të përmbajë dy këngë të reja.
“Janë diçka shumë e mirë që është shtuar në këtë film. Ishin të nevojshme për të ndihmuar në tregimin e historisë”, ka thënë Chu për këngët, në Vanity Fair.
Grandes dhe Erivos sërish do t’i bashkohen kolegët Michelle Yeoh, Jonathan Bailey dhe në rolin e magjistarit është aktori Jeff Goldblum.