Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Publikohet posteri i parë zyrtar për filmin e ri të Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio

Pamje nga filmi

Në profilin e tij në Instagram, Leonardo DiCaprio ka postuar posterin e parë për filmin e paralajmëruar "Once Upon a Time in Hollywood", në të cilin luan së bashku me Al Pacinon dhe Brad Pittin.

Ngjarja e filmit zhvillohet në vitin 1969 në Los Angeles, DiCaprio e luan Rick Daltonin, i cili dikur kishte luajtur në seri televizive, ndërsa Brad Pitti është dubleri i tij Cliff Booth. Ata të dy përpiqen të mbijetojnë në një Hollywood të cilin nuk e njohin si ai me të cilin ishin mësuar, shkruan KOHA Ditore.

Image

Quentin Tarantino e formoi një ekip të shkëlqyer për këtë film, ndërsa përveç treshes së famshme në film luajnë edhe Dakota Fanning, Timothy Olyphant, Emile Hirsch, Damian Lewis, Michael Madsen, Lena Dunham, Kurt Russell, dhe aktori i cili vdiq së fundmi Luke Perry. Premiera do të mbahet në korrik.