“Entertainment Weekly” publikoi foton ekskluzive të protagonistëve kryesorë të “Once upon a time in Hollywood”, i nënti film i drejtuar nga Quentin Tarantino, ku Leonardo DiCaprio e Brad Pitt shfaqen në banakun e një lokali.
Filmi i Tarantinos është një ndër më të priturit e 2019-s dhe pritet të projektohet më 26 korrik, transmeton tch.
Kasti i pasur i aktorëve të filmit, i cili nuk do të prezantohet në Cannes, përfshin edhe Margot Robbie, Al Pacino, Emile Hirsch, Damian Lewis, Mike Moh e Dakota Fanning.
Ky do të jetë dhe filmi i fundit ku do të shfaqet Luke Perry, i cili u nda nga jeta pak javë më parë, në moshën 52-vjeçare.
Artikuj të ngjashëm
-
Tarantino i bashkohet emrave të mëdhenj në garë në Festivalin e Kanës
-
Filmi i ri i Tarantinos në garë për Palmën e Artë të Festivalit të Kanës
-
Publikohet traileri i filmit të Tarantinos i cili mbledh aktorë të mëdhenj
-
Publikohet posteri i parë zyrtar për filmin e ri të Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio
-
Yjet e filmit bëhen bashkë në “Once Upon a Time in Hollywood”