Dekori gati ka përfunduar për Festivalin e 72-të të Kanës, që do të fillojë më 14 maj, me Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë që garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovar, Ken Loach apo vëllezërit Dardenne.
Emocionet pushtuan Kanën të enjten për filmin “Once Upon a Time… in Hollywood” të Quentin Tarantino, me aktorë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.
Një prej filmave më të pritur për vitin 2019, që të rikthen në Los Anxhelosin e vitit 1969 nëpërmjet historisë së një ylli të televizionit dhe të kundërfigurës së tij.
Emri i regjisorit amerikan ka qenë në gojën e të gjithëve prej shumë muajsh, por i deleguari i përgjithshëm i Festivalit, Thierry Frémaux njoftoi të enjten se Tarantino dhe filmi i tij do të jenë pjesë e garës, 25 vite pas “Pulp Fiction”, që fitoi Palmën e Artë më 1994./ATSH/
-
Filmi i ri i Tarantinos në garë për Palmën e Artë të Festivalit të Kanës
-
“Once upon a time in Hollywood”, DiCaprio e Pitt vijojnë punën për xhirimin e filmit të 9
-
Publikohet traileri i filmit të Tarantinos i cili mbledh aktorë të mëdhenj
-
Tarantino tregon cili është filmi më i mirë i tij, i preferuari dhe ai që ishte “i lindur për ta bërë”
-
Robert De Niro në hapjen e Cannes: Trumpi është presidenti filistin i Amerikës