Janë publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm, “The Flash”, dhe në këtë trailer shihet aktori Michael Keaton duke e shënuar rikthimin në rolin e superheroit, Batman.
Filmi “The Flash” po ashtu e rikthen në ekran të madh aktorin Ezra Miller në rolin e Barry Allenit, ndryshe i njohur si The Flash, dhe yllin hollywoodian Ben Affleck, i cili rikthehet si Bruce Wayne apo Batman.
Ngjarja e këtij projekti fokusohet në kryepersonazhin The Flash, i cili vendos të udhëtojë në kohë për ta parandaluar vrasjen e nënës së tij, por padashje shkakton ndryshime të cilat rezultojnë në krijimin e një multiversi. Kështu, ai ngecë në kohë dhe i duhet ta bëjë të pamundurën t’i lutojë armiqtë, vetëm se kësaj radhe pa ndihmën e shokëve të tij superheronj. Në filmin e ardhshëm, fansat e librave komik “DC” do të njihen edhe me një personazh të ri, Kara Danvers apo Supergirl, e cila vjen e portretizuar nga aktorja Sasha Calle.
“The Flash” lansohet nëpër kinema nga 16 qershori i këtij viti.
-
“The Flash” e sjell në ekran edhe aktorin Nicolas Cage
-
Ezra Miller rrezikon ta humbasë rolin e superheroit Flash në filmat e ardhshëm
-
“Spider-Man: Brand New Day”, rikthimi i madh i heroit të famshëm
-
Netflixi zbulon pamjet e para të filmit “Peaky Blinders”
-
“Superman” rikthen superheroin e dashur të publikut