Priyanka Chopra i ka gjetur motrat e saj të përjetshme tek Sophie Turner dhe Danielle Jonas pasi që u martua me bashkëshortin e saj Nick Jonas.
Ylli i “Quantico” u martua me Nick në Indi vitin e kaluar dhe ka krijuar miqësi të ngushtë me Sophie, e cila është e martuar me vëllanë e Nick, Joe, si dhe me Danielle, e cila është e martuar me Kevin Jonas, shkruan KOHA Ditore.
"Kurrë nuk kam pasur motër, kështu që është më të vërtetë mirë që kam Danielle dhe Sophie...", tha Priyanka për Elle.com. "Sophie është super e talentuar, super qesharake dhe argëtohemi shumë kur dalim së bashku. Ajo është e pabesueshme".
Në fakt, treshja janë aq të afërta saqë Priyanka ishte shumë e lumtur kur u bë përcjellësja e nderit të Sophie kur ajo dhe Joe u martuan në një ceremoni të improvizuar martesore në Las Vegas në maj.
-
“Jonas Brothers” me singlin dhe klipin e ri e festojnë ribashkimin
-
Nick Jonas e konsideron veten me fat që ka në krah Priyanka Chopran
-
Spekulime për shkurorëzim mes çiftit Joe Jonas dhe Sophie Turner
-
Priyanka Chopra duket se është adhuruesja më e madhe e Nick Jonas
-
Joe Jonas dhe Sophie Turner në pritje të fëmijës së dytë