Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Jonas Brothers” me singlin dhe klipin e ri e festojnë ribashkimin

Bendi “Jonas Brothers”, i përbërë nga tre vëllezërit Joe, Kevin dhe Nick, u bënë të njohur falë filmave të Disney, në të cilët aktronin dhe këndonin. Ata u ndanë në vitin 2013, ndërsa së fundi u bashkuan sërish, dhe gjithë këtë e zyrtarizuan me një videoklip dhe këngë.

Në videoklip shfaqen e fejuara e Joe, Sophie Turner dhe bashkëshortet e Kevin dhe Nick Priyanka Chopra dhe Danielle Jonas.

Image

Danielle dhe Kevin u martuan në vitin 2009, Sophie Turner dhe Joe u fejuan në vitin 2017, ndërsa Nick dhe Priyanka janë të martuar që nga dhjetori, shkruan KOHA Ditore.

"U argëtuam shumë duke e xhiruar këtë videoklip në Angli me familjet tona, shpresojmë se do t’ju pëlqejë. Është ndjenjë e mirë të kthehesh në skenë", shkroi Joe Jonas në Twitter.