Princi Harry ka theksuar se është i zhgënjyer dhe i lënduar nga vendimi i gjykatës britanike që refuzoi apelimin e tij për sigurinë personale në Mbretëri të Bashkuar.
Në një intervistë për BBC nga Kalifornia, ai ka deklaruar se nuk mund t'i sjellë bashkëshorten dhe fëmijët në Britani pa garanci sigurie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i dërrmuar. Jo aq nga vendimi sa nga njerëzit që fshihen pas tij”, ka thënë ai, duke akuzuar Pallatin Mbretëror për ndikim të padrejtë në vendim.
Harry ka shtuar se Mbreti Charles nuk flet me të “për shkak të kësaj çështjeje”, por se ai nuk dëshiron të vazhdojë konfliktin.
“Do të doja një pajtim me familjen time. Nuk ka më kuptim të luftojmë. Jeta është e çmuar”, ka thënë princi.
Ai tutje ka thënë se është i shqetësuar për sigurinë e familjes, sidomos kur e viziton Britaninë, dhe se vendimi për t’i hequr mbrojtjen automatike është “rrezik i ditur” që mund të ishte shmangur.
“Më mungon vendi im. Dua t’ua tregoj fëmijëve të mi Britaninë, por nuk ndihem i sigurt”, ka thënë ndër të tjera ai.