Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Princi Harry dhe Oprah Winfrey, bashkëpunim për një sërë dokumentarësh

Princi Harry dhe Oprah Winfrey do të punojnë së bashku për kanalin televiziv të “Apple”. Ylli i ekranit amerikan dhe pjesëtari i familjes mbretërore britanike do të bashkëpunojnë për një sërë dokumentarësh për shëndetin mendor.

Materiali do të merret nga puna e Harry-t për këtë temë në fushatën “Heads Together”, së bashku me të vëllanë William dhe bashkëshorten e tij, Kate.

Harry deklaroi se dokumentari do të tregojë për personat që kanë luftuar për të dalë nga errësira dhe depresioni, si dhe për mundësinë e të kuptuarit se si mund të ndihen më mirë, transmeton tch.

Përveç Winfrey, “Apple” ka angazhuar Jennifer Aniston e Steven Spielberg, për të rilancuar kanalin televiziv në një treg të dominuar nga “Netflix” e “Amazon”.