Princi William dhe Dukesha Kate Middleton janë shfaqur në një videoklip të kampanjës “Koha për ndryshim” në të cilën ata falënderojnë ata njerëz të cilët kanë ndarë përvojat me probleme mendore, në mënyrë që të ndihmojnë të tjerët që kanë probleme të ngjashme.
Çifti mbretëror megjithatë vlerëson se nuk është e mjaftueshme kjo pasi sipas tyre, ka ende nevojë që të flitet rreth problemeve mendore në mënyrë që të lehtësohen ato.
“Ne duam të falënderojmë të gjitha ata që kanë ndarë përvojat e tyre duke ndihmuar kështu që të tejkalohet stigmatizimi lidhur me shëndetin mendor”, ka thënë Princi William.
Edhe bashkëshortja e tij, dukesha Kate Middleton, ka deklaruar se lëvizjet e tilla kanë ndihmuar që të inkurajohen të tjerët të flasin më shumë rreth shëndetit mendor.
“Është shumë e rëndësishme që ne çmojmë shëndetin tonë mendor ashtu siç e vlerësojmë shëndetin fizik”, ka thënë Middleton.
Çifti mbretëror i cili ka tre fëmijë së bashku kanë promovuar kampanjën “Koha për ndryshim” në llogarinë e tij në Instagram në shkurt të këtij viti.
-
Princi William u bën thirrje burrave që të flasin hapur për shëndetin mendor
-
Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein
-
Princi William e quan Kate Middletonin grua dhe nënë të jashtëzakonshme
-
Kate Middleton dhe Princi William shpërndajnë kartolinën e Krishtlindjeve
-
Princesha e Uellsit paraqitet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer