Çifti i famshëm mbretëror, Harry dhe Meghan, të cilët u larguan nga obligimet zyrtare të familjes mbretërore britanike në fillim të këtij viti, aktualisht po e fokusojnë gjithë vëmendjen e tyre në krijimin e organizatës së tyre të re jofitimprurëse “Archewell”.
Ata po ashtu kanë bërë të ditur se kanë shumë dëshirë të sjellin ndryshime pozitive dhe inspiruese në botë, transmeton Koha.
Një burim i afërt i dukës dhe dukeshës së Sussexit, për revistën “Town & Country” citohet të ketë thënë: “Harry dhe Meghan janë shumë të angazhuar dhe po punojnë pa ndalur në zhvillimin e organizatës bamirëse ‘Archewell’. Ky projekt u ka dhënë atyre shumë energji. Ata duan të shohin ndryshime pozitive duke ndodhur në botë. Gjithashtu duan të lartësojnë zërat dhe platformat e drejtuesve dinamikë dhe të larmishëm të të gjitha llojeve, të cilët tashmë po i bëjnë këto ndryshime realitet. Ata duan të fokusohen në mbështetjen dhe forcimin e komuniteteve, dhe ky është vetëm fillimi.”
Ndërkohë, në fillim të këtij muaji u zbulua lajmi se 350vjeçari Harry dhe 38-vjeçarja Meghan, tashmë i kanë dorëzuar dokumentet zyrtare për mbylljen e organizatës së tyre të mëparshme bamirëse, “Sussex Royal”.
Harry and Meghan, të cilët së bashku e kanë një fëmijë të quajtur Archie, në të kaluarën për portalin “The Telegraph” kishin deklaruar se emri i organizatës së tyre të re bamirëse “Archewell”, është inspiruar nga emri i djalit të tyre.
“Sikurse për ju, edhe fokusi ynë kryesorë për momentin është t’i mbështesim përpjekjet për ta luftuar pandeminë e koronavirusit, por ndjehemi të detyruar t’iu informojmë se si lindi ideja e realizimit të këtij fondacioni. Para se ta krijonim fondacionin “SussexRoyal”, neve na kishte lindur ideja për ta emëruar atë ‘Archie’, bazuar në fjalën greke kuptimi i së cilës është ‘burim i veprës’. Krijuam një lidhje të fortë rreth këtij koncepti të organizatës të cilën shpresonim ta krijonim një ditë, dhe pikërisht këtu jemi inspiruar edhe për emrin e djalit tonë. Pra, të bësh diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme. ‘Archewell’ është një emër i cili e kombinon këtë fjalë antike greke me një tjetër fjalë e cila ngjallë burime të thella mbi të cilat duhet të mbështetemi secili prej nesh. Mezi po presim ta lansojm fondacionin tonë, kuptohet kur të jetë koha e duhur.”
-
Fondacioni i ri bamirës i Princit Harry dhe dukeshës Meghan titullohet “Archewell”
-
Harry dhe Meghan paralajmërojnë projektin e parë të fondacionit “Archewell”
-
Princi Harry dhe Dukesha Meghan, duan t'i japin fund urrejtjes online
-
Meghan Markle e lumtur që fëmijët e saj “janë ende shumë të vegjël për rrjete sociale”
-
Fondacioni bamirës i Harryt dhe Meghanit tejkalon problemet me autoritetet