Duka dhe dukesha e Sussexit, Harry dhe Meghan, të cilët në fillim të muajit u shkëputën zyrtarisht nga angazhimet e familjes mbretërore britanike, mezi pop resin ta lansojnë fondacionin e tyre të ri bamirës.
Çifti i famshëm botëror për portalin “The Telegraph” citohet të ketë thënë: “Sikurse ju, fokusi ynë kryesorë për momentin është t’i mbështesim përpjekjet për ta luftuar pandeminë e koronavirusit, por ndjehemi të detyruar t’iu informojmë se si lindi ideja e realizimit të këtij fondacioni. Para se ta krijonim fondacionin “SussexRoyal”, neve na kishte lindur ideja për ta emëruar atë ‘Arche’, bazuar në fjalën greke kuptimi i së cilës është ‘burim i veprës’. Krijuam një lidhje të firtë rreth këtij koncepti të organizatës të cilën shpresonim ta krijonim një ditë, dhe pikërisht këtu jemi inspiruar edhe për emrin e djalit tonë. Pra, të bësh diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme. ‘Archewell’ është një emër i cili e kombinon këtë fjalë antike greke me një tjetër fjalë e cila ngjallë burime të thella mbi të cilat duhet të mbështetemi secili prej nesh. Mezi po presim ta lansojnë fondacionin tonë, kuptohet kur të jetë koha e duhur.”
Harry dhe Meghan, tashmë i kanë dorëzuar dokumentet zyrtare për ta patentuar këtë emër, të cilin më pas mund ta shfrytëzojnë për shërbime të ndryshme. Ata, po ashtu kanë deklaruar se po mendojnë ta krijojnë një uebfaqe, e cila do të fokusohet në fushat e gastronomisë, shëndetit të përgjithshëm dhe shëndetit mendor, transmeton Koha.
Javën e kaluar, dyshja e mbylli llogarinë e tyre në rrjetin social Instagram, ku i kishin më shumë se 10 milionë ndjekës, por insistojnë se ata do të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë në arritjen e qëllimeve të tyre në fushën e bamirësisë.
-
Princi Harry dhe Dukesha Meghan po punojnë pa ndalur për organizatën e re bamirëse “Archewell”
-
Harry dhe Meghan paralajmërojnë projektin e parë të fondacionit “Archewell”
-
Princi Harry dhe Dukesha Meghan, duan t'i japin fund urrejtjes online
-
Fondacioni bamirës i Harryt dhe Meghanit tejkalon problemet me autoritetet
-
Princi Harry dhe Meghan injorojnë skandalin me fondin bamirës, falënderojnë komunitetin nigerian