Është jashtëzakonisht e pazakontë që një seri - veçanërisht ajo që doli nga një hit i madh - të vijë deri në këtë fazë të zhvillimit pa e pasur titullin zyrtar.
Por krijuesve të serialit me sa duket kjo nuk u intereson, pasi që është publikuar edhe trileri i parë për spin-off serialin The Walking Dead, ndërkohë që ende nuk ka shenja të titullit.
Seria e dytë, e cila e ka origjinën nga The Living Dead, është krijuar nga Scott M. Gimple dhe Matt Negrete, ndërsa Negrete do të jetë gjithashtu showrunner, shkruan KOHA Ditore.
Ngjarja është vendosur në gjeneratën e parë e cila u rrit në një botë post-apokaliptike plot të vdekur të gjallë, të cilët i takuam në serinë origjinale.
Në përmbledhjen zyrtare thuhet: "Disa do të bëhen heronj. Disa do të bëhen negativë. Në fund, të gjithë do të ndryshohen përgjithmonë. Të rritur dhe të orientuar në identitetin e tyre, të mirë dhe të këqij".
Edhe
Zgjidhet aktori kryesor i serisë së re “Walking Dead”
Në seri luajnë: Aliyah Royale si Iris, Alexa Mansour si Hope, Annet Mahendru si Huck, Nicolas Cantu si Elton, Hal Cumpston si Silas dhe Nico Tortella si Felix.
Titullin zyrtar të serialit presim ta mësojmë së shpejti pasi që pritet premiera pranverën e ardhshme.