Debutimi regjisorial i Jeff Fowler në ekranet filmike na e sjell iriqin e kaltër super të shpejtë, të cilit në këtë aventurë zërin ia huazon Ben Schwartz. “Sonic The Hedgehog” tani është prezantuar edhe me trilerin e parë.
Ai është një nga personazhet e rralla CGI në film, ndërsa të tjerët janë njerëz të vërtetë si James Marsden, si polici i cili e kap Sonic për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ushtarët e ushtrisë amerikane të cilët duan ta hulumtojnë se si funksionon energjia e shpejtë e Sonic dhe Jim Carrey, i cili vjen në formën dr. Robotnik.

Përmbledhja zyrtare e filmit zbulon pak më shumë: “Sonic the Hedgehog” është film aventurë komedi i bazuar në franshizën e njohur globale të videolojërave të Sega, e cila fokusohet në iriqin e ndritshëm të kaltër. Filmi bën fjalë për aventurat dhe aksidentet e Sonicut derisa ai kalon nëpër kompleksitetin e jetës në Tokë me shokun e tij të ri njeri Tom Wachowski (Marsden). Sonic dhe Tom i bashkojnë forcat në përpjekjen për ta ndaluar keqbërësin dr. Robotnik (Carrey) nga kapja e Sonicut dhe përdorimit të fuqive të tij të pabesueshme për dominimin e botës, shkruan KOHA Ditore.
Përveç personazheve kryesore, në film luajnë edhe Tika Stumper, Natasha Rothwell, Neal McDonough dhe Adam Pally.
Filmi pritet në kinema në fillim të nëntorit të këtij viti.