Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Caktohet data e re për filmin “Sonic the Hedgehog”

Pak javë më parë u paraqit trileri i parë për adaptimin filmik të lojës së popullarizuar të Sega, “Sonic the Hedgehog”. Shumë shpejt pas shfaqjes së trilerit, fansat e lojës u ngritën në këmbë për shkak të pamjes së Sonic.

Producentët e filmave konkluduan se për ta është e rëndësishme ajo që mendon publiku dhe prandaj premtuan ta ridizajnojë iriqin e popullarizuar.

Supozohej se kjo do të ndikonte në datën e caktuar të shfaqjes dhe regjisori i filmit Jeff Fowler sapo e ka konfirmuar këtë.

Image

Fowler e ka postuar në Twitter postimin: "Do të marrim pak më shumë kohë për ta bërë Sonicun ashtu siç duhet."

Komenti u postua pranë fotos në të cilën u publikua data e shfaqjes së filmit: 14 shkurt 2020, tre muaj më vonë se shfaqja e planifikuar në nëntor të këtij viti, shkruan KOHA Ditore.

Në film, në të cilin Sonic vjen në botën tonë për ta shpëtuar atë nga një kërcënim tani për tani i panjohur, luajnë James Marsden, Neal McDonough, Tika Sumpter, Ben Schwartz (i cili ia huazon zërin Sonicut) dhe Jim Carrey si keqbërësi dr. Ivo Robotnik.

Artikuj të ngjashëm