Fletët e veprës së Stephen Kingut, "The Dark Tower", janë ri-imagjinuar dhe përshtatur për ekran të madh, me aktorët Idris Elda dhe Matthew McConaughey në rolin e protagonistëve.
Dyshja e famshme Elba dhe McConaughey parakaluan mbi qilim të kuq të shtruar me rastin e premierës New Yorkeze të këtij projekti, me ç'rast edhe e festuan shfaqjen e filmit nëpër kinema, që do të fillojë nga 4 gushti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi e rrëfen historinë klasike të së mirës kundër së keqes, teksa personazhi i Elbas, Gunslinger - Roland Deschain, mundohet ta shpëtojë universin nga personazhi i keq i portretizuar nga McConaughey në film, i cili mundohet ta shkatërrojë atë.
Regjisori Nik Arcel është rritur si adhurues i kësaj vepre në Danimarkë dhe e vlerëson lart librin, duke thënë se i ka ndihmuar atij ta mësojë anglishten.
Mbi qilim të kuq, regjisori Arcel tha se bashkëpunimi me Kingun ka qenë shumë i mirë dhe i frytshëm, pasi autori i famshëm ka sjellë shumë ide për projektin, pa u munduar të imponohet në punën regjisoriale.