“The Menu” titullohet filmi i ardhshëm amerikan i cili i takon zhanrit komedie e errët dhe horror.
Ky projekt vjen i realizuar nga regjisori Mark Mylod, kurse rolet protagoniste i luajnë aktorët, Anya Taylor-Joy, Nicholas Hoult, Ralhp Fiennes, Hong Chau, Judith Light, John Leguizamo dhe Aimee Carrerom.
realizues ishte i pranishëm në premierën e filmit në New York, me ç’rast parakaluan mbi qilim të kuq, pozuan për fotografët si dhe biseduan me gazetarët e pranishëm.
“Mendoj se ky ishte qëllimi. Asnjëherë nuk e kuptoja se ku po shkonte historia. Ndër vite jam bërë goxha e zonja për të hamendësuar se ku do të shkoj një tregim ose çka pason tutje, por kjo nuk ndodhë me këtë film. Mendoj se edhe publiku, pasi ta shikojë atë, do ta ketë të njëjtin mendim dhe do të mbetet i habitur gjatë gjithë kohës”, deklaroi Anya Taylor-Joy.
“Will Tracy dhe Seth Reiss e kanë shkruar një skenar shumë argëtues dhe origjinal. Nuk e keni kurrë një moment të mërzitshëm, për sa i përket drejtimit të historisë dhe kthesave që merr. Çdo personazh në këtë kastë ka shumë për të shpalosur dhe për të zbuluar gjatë gjithë historisë. Pra, ishte një projekt shumë argëtues”.
Filmi e rrëfen historinë e çiftit të ri, Margot dhe Tyler, të cilët udhëtojnë në një ishull të largët për ta ngrënë një darkë speciale në restorantin “Hawthorne”, i cili drejtohet nga shefi i famshëm i kuzhinës, Slowik. Ai e përgatit një menu luksoze të gastronomisë molekulare ku ushqimi trajtohet si art konceptual, por qasja e tij ndaj kuzhinës ka disa surpriza tronditëse për mysafirët e tij pasanikë.
“The Menu” ka filluar së shfaquri nëpër kinema të premten më 18 nëntor.