Premiera e filmit “Pokémon: Detective Pikachu” në New York, e frymëzuar nga një film për fëmijë, ka magjepsur edhe të rriturit.
Gjatë premierës kasti i aktorëve ishte veshur me kostumet e kësaj figure kaq të dashur për vogëlushët.
Personazhi i verdhë elektrizues vjen me zërin e Ryan Reynolds. “Detective Pikachu” konsiderohet absolutisht si filmi më i mirë i realizuar ndonjëherë për Pokémonin.
Ngjarjet zhvillohen në Ryme City, një metropol ku njerëzit dhe Pokémonët jetojnë krah për krah, megjithëse nuk mund të kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit.
Pikachu, një krijesë e vogël e verdhë, e mbuluar me gëzof, e aftë për të dhënë tronditje të fuqishme elektrike, vihet në rolin e një detektivi me kapelë sportive dhe varësi nga kafeina.
EdheReynolds duket se e ka pasur shumë për zemër këtë rol dhe i ka veshur personazhit një energji të rrallë komike. Filmi ka brenda edhe misterin, ndërsa e mban zgjuar kërshërinë me peripecitë nëpër të cilat duhet të kalojë Pokémoni i veçantë.
Kritikët thonë se ia vlen çdo qindarkë e dhënë për biletën./atsh