Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pixar paralajmëron filmin e ri

Vitet e fundit, Pixar ka punuar kryesisht në biznesin e krijimit të vazhdimeve të hit-filmave të kësaj kompanie, me ç’rast u realizuan “The Incredibles 2”, “Finding Dory” dhe “Monsters University”, ndërsa së fundi vjen edhe Toy Story 4.

Por, studioja e animacionit në atë kohë arriti t’i xhironte disa filma fantastikë origjinalë, si “Coco” dhe “Inside Out”, duke na dëshmuar se ka edhe shumë magji në studio. Dhe këtë magji do të na zbulojë në filmin e ri origjinal të titulluar “Soul”, shkruan KOHA Ditore.

Image

“Soul”, një aventurë e re kozmike, do ta përfshijë "udhëtimin nga rrugët e “New Yorkut” në peizazhet kozmike për të gjetur përgjigje në çështjet më të rëndësishme në jetë".

Përveç kësaj, të gjithë i gëzoi lajmi se prapa filmit do të qëndrojë regjisori Pete Docter, i cili na i solli filmat “Up” dhe “Inside Out”.

Filmi “Soul” do të duhet të shfaqet në kinema në qershor të vitit 2020, ndërsa më parë na pret një film tjetër origjinal i Pixar, “Onward”, për të cilin Tom Holland dhe Chris Pratt i huazojnë zërat e tyre, dhe të cilët na çojnë në botën e elfëve, trollëve, sirenave dhe shumë krijesave të tjera magjike, si dhe të cilët në kinema priten në fillim të marsit të vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm