Showbiz

Pharrell Williams anulon festivalin në Virxhinia për shkak të vrasjes së kushëririt të tij

Pharrell Williams ka anuluar festivalin e tij “Something In The Water” në Virxhinia pas të shtënave nga ku vdiq kushëriri i tij në fillim të këtij viti.

Tani, Williams ka konfirmuar se nuk do të kthehet në Virxhinia më 2022.

"Unë e dua qytetin tim, por për një kohë të gjatë ai është drejtuar nga dhe me energji toksike," shkroi këngëtari në një letër drejtuar menaxherit të qytetit të Virginia Beach, Patrick Duhaney. "Energjia toksike që ndryshoi tregimin disa herë rreth vrasjes së kushëririt tim, Donovan Lynch, një qytetar i Virxhinias, është e njëjta energji toksike që ndryshoi tregimin rreth vrasjeve masive dhe humbjes së pakuptimtë të jetës në ‘Ndërtesën Numër 2’" tha ai, në lidhje me të shtënat masive të vitit 2019 që lanë 12 të vdekur.

Lynch u qëllua dhe u vra në mars nga një oficer policie në mes të një serie prej tre "të shtënave kaotike" të ndara në zonë, raporton NME. 

Williams, bëri thirrje për "transparencë, ndershmëri dhe drejtësi" nga autoritetet në atë kohë dhe më pas kërkoi nga hetuesit federalë që të përfshiheshin në këtë rast.