Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Përpjekja qesharake e Kate Middletonit për të bërë petulla

Gjatë një vizite në një shtëpi pleqsh në Slough, princesha e Uellsit, Kate Middleton, vendosi të tregojë aftësitë në kuzhinë, të cilat pothuajse përfunduan në katastrofë pasi vendosi të ndihmonte në bërjen e petullave, shkruan Sky News.

Princesha e Uellsit po përpiqej të bënte petulla me pensionistët në një shtëpi pleqsh dhe video e kësaj “manovre” shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale.

Në videon nga vizita, Kate mund të shihet duke luftuar për të hequr brumin nga tigani dhe duke bërë shaka me stafin, të cili i thotë që të mos i tregonin askujt se sa keq e bëri.

Teksa u përpoq të hiqte petullën nga tigani, dukej që ishte ndarë në dysh. Pasi përzierjes, ajo më në fund arriti të lirojë një pjesë të petullës, duke shkaktuar brohoritje nga të pranishmit në dhomë.

“Shiko, këtu bëj një gabim, gjithmonë përpiqem t'i kthej shumë shpejt”, ka thënë ajo.

Duke kërkuar falje, ajo më pas i tha shefit të kuzhinës: “Më falni! Unë vërtet nuk ju kam respektuar. A do t'u tregoni atyre se si ta bëjnë atë siç duhet?”.

Princesha po vizitonte banorët në Oxford House Community Care, e cila ofron mbështetje për t'u mundësuar banorëve të jetojnë të pavarur në shtëpitë e tyre.

VIDEO:

 

Artikuj të ngjashëm