Këngëtarja e njohur Rihanna, është takuar disa herë me princin Harry. Së fundmi ajo e takoi në një ngjarje të mbajtur nga Komisioni Kombëtar i Barbados për HIV/AIDS.
Se a do të ftohet ajo në dasmën e Harryt me Meghan Markle, ende nuk dihet.
Gjatë një feste që ishte organizuar ditë më parë, ku ishte ftuar edhe Rihanna, një gazetare e pyet se a e kanë ftuar në dasmë çifti mbretëror. Megjithatë, përgjigjet e Rihannas ishin të prera por edhe të arsyeshme.
“Pse mendon se jam ftuar?”. Gazetarja ia kthen, “S’e di. Ti e ke takuar Harryn”.
Përgjigja e fundit e Rihannas ishte, “Në rregull, ti më takove sot mua. A mendon se do të të ftoj në dasmën time”, ishte përgjigja që tani po bën bujë në rrjetet sociale.