Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Performancë e fuqishme falas nga Christina Aguilera në EuroPride në Maltë

Flamuri me ngjyra fluturoi mbi Maltë për dhjetë ditë në shtator dhe mirëpriti 30.000 vizitorë nga e gjithë bota.

Christina Aguilera u ngjit në skenën e festivalit EuroPride 2023 në Maltë fundjavën e kaluar, në një koncert falas, e cila shënoi ngjarjen kryesore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muret e qytetit të shekullit të 16-të që janë bombarduar nga zjarri i armiqve të ndryshëm gjatë shekujve të kaluar, i rezistuan një sulmi miqësor këtë herë, pasi rreth 30.000 vizitorë vërshuan përmes portave për të festuar lirinë, pranimin dhe të drejtat e barabarta për LGBTQIA+ nën flamurin Ylber të harmonisë dhe dashurisë, ka shkruar Times of Malta.

Ky koncert falas ishte kulmi i festivalit të 27-të vjetor EuroPride që u zhvillua nga 7 deri më 17 shtator të këtij viti, duke mbledhur njerëz të të gjitha gjinive dhe orientimeve seksuale për të festuar diversitetin dhe për të mbrojtur një botë më gjithpërfshirëse.

E veshur me një veshje transparente, e mbështetur nga një trupë valltarësh, Christina këndoi hitet e saj ikonike.