Kompanitë e basteve nuk i dhanë asnjë shans përfaqësueses së Lituanisë për të kaluar në finale të festivalit të këngës “Eurosong”, por ajo befasoi dhe do të ngjitet në skenën e madhe më 14 maj në Torino.
Më shumë se për këtë, këngëtarja Monika Liu u bë temë për fustanin që zgjodhi për natën gjysmëfinale, të mbajtur të martën mbrëma, shkruan “Klix” të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe ishte i njëjti fustan me të cilin kishte fituar në festivalin e mbajtur në Lituani, ku u përzgjodh për të përfaqësuar vendin.
Këngëtarja tha se nuk pati para për të blerë fustan të ri.
“Po mendoja për një fustan tjetër dhe ai që më pëlqeu ishte shumë i shtrenjtë. Veç kësaj kuptova që fustani që kam është thjesht shumë i përshtatshëm dhe tashmë është bërë pjesë e pandashme e performancës sime”, tha Monika Liu.
As veshja “e vjetër” dhe as parashikimet e kompanive të basteve nuk e penguan Monikën të arrinte në finale.
Pos Lituanisë, vendin në finale nga nata e parë gjysmëfinale, e siguruan edhe Zvicra, Armenia, Islanda, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.
Paraqitja e Monika Liu në festivalin e Lituanisë: