Ani pse Kosova nuk merr pjesë në garë, shenjat e saj në “Eurovision” i lë nëpërmjet dizajnerëve. Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që po mbahet në Vjenë, janë dizajnuar nga dizajnerët Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra. I pari, smerald-gjelbër është kreacion i Sahitit.
“Në paraqitjen smerald-jeshile, Swarovski luan me glamurin e pastër skenik. Ajo vesh një fustan të ngushtë, me shkëlqim, në një nuancë të thellë të gjelbër, i cili nën reflektorë vezullon pothuajse si luspat e peshkut. Prerja ndjek linjat e trupit, ndërsa dekolteja e theksuar, rripat e hollë dhe detajet dekorative e vënë edhe më shumë në pah pjesën e sipërme”, kanë përshkruar mediat e huaja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFustani ngjyrë vjollcë – me të cilin prezantuesja u paraqit pak para përfundimit të performancës së Austrisë – mban firmën e Drenusha Xharrës.
Me një tjetër kreacion të Valdrin Sahitit, prezantuesja e modelja austriake do të rikthehet deri në fund të mbrëmjes me fustanin ngjyrë argjendi i cilësuar si stil modern i “Old Hollywood”. Bëhet fjalë për një paraqitje që është e pamundur të mos vërehet në skenë. Fotot e fustaneve kanë dalë nga provat gjenerale.


