Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Përbindëshat leshatorë rikthehen në “Critters: A New Binge”

Kohët e fundit shërbimi për streaming të filmave horror njoftoi se do ta transmetojë një miniseri të re me tetë episode të bazuar në filmat e popullarizuar nga fundi i viteve ‘80 dhe fillimi i viteve ’90, Critters. Tani e dimë edhe titullin – “Critters: A New Binge”.

Në rolet kryesore paraqiten: Joey Morgan, Stephen Chin-Salvo, Bzhaun Rhoden, Kristen Robek, Gilbert Gottfried dhe Thomas Lennon. Seria e formatit të shkurtër bën fjalë për qeniet jashtëtokësore me po të njëjtin titull, të cilat ikin nga gjuetarët kozmikë në koka dhe, natyrisht, vijnë në Tokë ku fillojnë të hanë çdo gjë dhe çdokënd në të cilin hasin.

Image

Por ky nuk është fundi i lajmeve interesante për Critters. Sipas një raporti, më pas fangrupi në Facebook i postoi disa foto prapa kamerave. Fotografitë thuhet se janë të anëtarëve të ekipit i cili është duke punuar në filmin e ri për Critters prej producentëve të cilët qëndrojnë prapa vazhdimit të Tremors, shkruan KOHA Ditore.

Si duket regjinë do të duhej ta bënte Bobby Miller nga “The Cleanse”, ndërsa në të mund të shfaqet ylli origjinal i “Critters”, Dee Wallace. Tani për tani këto nuk janë shumë informacione, por të paktën e dimë se Critters më në fund do të kenë përshtatje moderne.

Seria, me regji të Jordan Rubin, do ta ketë premierën në Shudder më 21 mars.

Artikuj të ngjashëm