Dy Paul Ruddët për çmimin e njërit? Pikërisht këtë na e ofron Netflixi në serinë e vet të re humoristike ekzistenciale “Living With Yourself”.
Tani vjen fragmenti i parë i cili na tregon se çfarë tregimi na sjell seria e limituar.
Miles (Rudd) është një njeri i cili e ka të vështirë në jetë, shkruan KOHA Ditore. Kur i nënshtrohet trajtimit më të ri, i cili premton ta bëjë person më të mirë, papritmas ai e kupton se është zëvendësuar me një version të ri, të përmirësuar të vetvetes. I ballafaquar me pasojat e papritura të veprimeve të tij, Miles tani duhet të luftojë për bashkëshorten (Aisling Bea), karrierën dhe identitetin e tij.
E treguar nga këndvështrime të shumta, seria tetë episodëshe u krijua dhe shkrua nga veterani i “Daily Show”, Timothy Greenberg, ndërsa regjinë e serisë e bëjnë Jonathan Dayton dhe Valerie Faris.
“Living With Yourself” në Netflix mbërrin më 18 tetor.