Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Patrick J. Adams kthehet në sezonin e fundit të serisë "Suits"

Mike Ross u del miqve dhe kolegëve në ndihmë. Aktori Patrick J. Adams do ta përsërisë rolin e vet të Mike Ross në sezonin e nëntë dhe të fundit të serisë “Suits”. Ai braktisi serinë në sezonin e shtatë, kur e braktisi edhe dukesha e Sussex Meghan Markle, e cila në seri e luajti bashkëshorten e tij Rachel Zane.

Adams do të duhej të kthehej në mes të sezonit dhe të punojë në rastin i cili do ta lidhë sërish me Harvey Specter (Gabriel Macht) dhe Samantha Wheeler (Katherine Heigl).

Sezoni i fundit vazhdon në ngjarjet nga fundi i sezonit të kaluar në të cilin kompania e përjetoi edhe një ndryshim të madh. Këtë herë do t’i njohim më shumë heronjtë kryesorë, të cilët ndërkohë që seria i afrohet fundit, më në fund duhet të vendosin se kush janë dhe çfarë avokatësh duan të jenë, shkruan KOHA Ditore.

Produksioni i serisë aktualisht është duke u zhvilluar në Toronto, ndërsa në rolet kryesore janë ende Sarah Rafferty, Rick Hoffman, Amanda Schull dhe Dulé Hill. Premiera e sezonit të fundit të serisë Suits do të jetë më 17 korrik, por po të njëjtën ditë pas saj fillon edhe spinoffi i Pearson në të cilin rolin kryesor e ka Gina Torres në rolin e këshilltares Jessica Pearson.

Artikuj të ngjashëm