Kënga e Freddie Mercuryt, të cilën nuk ka pasur rastin ta dëgjojë publiku i gjerë, u transmetua në BBC Radio 2, pas një kërkimi shumëdekadësh për këtë performim të humbur vokal.
Singli "Time Waits For No One" fillimisht duhej të ishte kolonë zanore për muzikorin "Time" të vitit 1986.
Versioni i regjistruar në atë kohë i kishte disa shtresa të back vokalit të cilët e ndiqnin njeriun kryesor ndoshta edhe të rok bendit më të madh të të gjitha kohërave - Queen. Por, versioni i cili e përmban një përbërje vokale paksa të ndryshme është "gërmuar" pas një kërkimi shumë dekadësh.
Këngën e ka shkruar Dave Clark, udhëheqës i pop bendit shumë të njohur në vitet '60, Dave Clark Five, i cili konsideroi se versioni demo e ka cilësinë i cili mungon në versionin përfundimtar të 33 viteve më parë.
"Kur e regjistruam për herë të parë, shkuam në studion Abbey Road dhe e regjistruam vetëm Fredin dhe pianon. Ishte magji e pastër", tha kohët e fundit Clark për BBC Radio 2.
Pas kërkimit shumëdekadësh, Clark e gjeti demo regjistrimin në vitin 2017. Pas izolimit të zërit të Freddie Mercuryt, ai e solli pianistin origjinal Mike Moran që ta regjistrojë sërish pjesën e pianos, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
“Queen” lanson këngë të re ku përfshihet zëri i Freddie Mercuryt
Rezultati është një kombinim i freskët dhe mahnitës i pjesëve subtile të pianos dhe emocioneve të pastra të zërit të Mercuryt.