Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas fesë bëhet aktore pornografike

Historia e amerikanes, e cila nga një besimtare është transformuar në një yll pornografik, e ka shokuar publikun.

Addie Andrews (30) është rritur në një qytet të vogël në Paqësorin veri-perëndimor, ndërsa prindërit e kishin mësuar tërë jetë të ishte religjioze. Kur ishte 17 vjeç, ajo iu bashkua kishës Mormonike, ku jetoi sipas rregullave të tyre.

Image

“Ndihem më e plotësuar kur i ndihmoj fizikisht njerëzit”, - tha Addie, e cila jetoi në abstenim për një periudhë të jetës së saj. Feja Mormonike e konsideron marrëdhënien seksuale mëkat, por gjithë këto ajo i "duroi" për shkak të fesë, shkruan KOHA Ditore. Andrews për herë të parë fjeti me një mashkull para se të konvertohej, por ata edhe këtë e konsideruan si diçka të ligë.

“Problemi nuk është se unë nuk mund të bëja seks, por se ata e konsideruan seksin paramartesor një mëkat serioz. Sa më thellë që hyja në fe, aq më larg isha nga identiteti im”, – deklaroi Andrews në një intervistë për New York Post, ndërsa nga frika e kryerjes së mëkatit me një mashkull, ajo pati marrëdhënie për herë të dytë kur ishte 26 vjeç.

“Isha e shtypur shumë seksualisht. Praktikisht jeni murgeshë, të përkushtuara ndaj besimit tuaj gjatë kësaj periudhe”, - shpjegoi biondja tërheqëse e cila përveç që nuk mund të ishte aktive seksualisht, gjithashtu nuk mund të shikonte filma gjatë fundjavës me familjen e saj, dhe as të ishte shoqëruese e nuses në martesën e motrës së saj sepse fustani që Andrews donte ta veshte ishte shumë i hapur. Në atë moment iu mbush kupa, dhe asaj filloi t’i mungojë këndimi, vallëzimi dhe aktrimi.

Për shkak të kësaj ajo në vitin 2017 i braktisi mormonët, dhe u zhvendos në Kaliforni vitin e ardhshëm me shpresën për t'u bërë aktore. Pavarësisht se kishte diplomë nga Universiteti Brigham Young, Andrews nuk mund të punësohej as si kamariere. Ajo e provoi fatin e saj si valltare ekzotike dhe shumë shpejt filluan t’i paraqiten një varg agjentësh që ishin në kërkim të aktoreve pornografike.

Në janar të këtij viti, biondja vendosi që ta provojë veten në këtë punë (pornografi), dhe shpejt u bë aq e njohur sa që i ka madje 70,000 ndjekës në rrjetet sociale. Ndërkohë, edhe të afërmit e saj janë pajtuar me profesionin e saj të ri.

Image

“E dija që do të shokohen pak kur u tregova për punën time. Vëllai im më tha që nuk do të shikonte më kurrë filma pornografik, por se dukesha më e lumtur se kurrë më parë, kështu që ai më mbështet për shkak të kësaj”, - shpjegoi aktorja, e cila aktualisht jeton në Florida.

Artikuj të ngjashëm