Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas 10 vjetësh do të ribashkohet grupi i famshëm muzikor

Grupi i mirënjohur i muzikës “No Doubt” do të ribashkohen pas 10 vjetësh në skenën e festivalit “Coachella” që do të mbahet gjatë verës, raporton CNN.

Të martën, kompania “Goldenvoice” e cila e është producente e festivalit, ka bërë të ditur se sivjet në skenën e tij do të ngjiten anëtarët e grupit “No Doubt” me vokalisten e famshme Gwen Stefani.

Në festival do të performojnë edhe artistë të tjerë si Doja Cat, Lana Del Rey, Tyler, The Creator, Peso Pluma, Ice Spice, Blur, Sublime e J.Balvin.

Para se të bëhej i ditur lajmi zyrtar se “No Doubt” do të performojë në “Coachella”, vet grupi beri një postim në rrjetin social “X” duke paralajmëruar se po ribashkohen.

Përderisa ata nuk e kanë bërë të ditur se në cilat data do të jenë në skenë, “Coachella” do të shënojë ribashkimin e tyre pas 10 vjetësh.

Grupi ishte formuar në periudhën e viteve ‘90 dhe në mes shumë këngëve të tjera, u bë i njohur me hitet “Don’t Speak”, “Just a Girl” e “Spiderwebs”.