ASAP Rocky do të detyrohet të paraqitet në gjyq në muajin janar. Ai akuzohet për të shtëna me armë në drejtim të shokut të tij të fëmijërisë, që ka nofkën e ngjashme me të, A$AP Relli.
Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore shokut të tij. Për këtë Mayers qe deklaruar i pafajshëm në muajin gusht të vitit 2022, por gjykatësi në Los Angeles mori vendim se ka prova të mjaftueshme për gjykim të reperit për incidentin që ndodhi më 6 nëntor të vitit 2021.
“Jam i sigurt se Rocky do të shfajësohet nga e gjithë kjo”, ka thënë avokati i Mayersit, raporton People.
Gjyqi për partnerin e Rihannas, Mayers, që është baba i Rza 18 muajsh dhe Riot, tremuajsh, do të fillojë më 8 janar 2024. Ai rrezikon të përballet me deri në nëntë vjet burg nëse shpallet fajtor.
-
A$AP Rocky dhe Rihanna thonë se fëmijës së ardhshëm do t’ia vënë emrin e avokatit të reperit
-
A$AP Rocky shpallet i pafajshëm, hidhet në krahët e Rihannës duke festuar
-
A$AP Rocky shfaqet në gjykatë bashkë me Rihannan dhe dy djemtë
-
Rihanna mbështet A$AP Rockyn në gjykatë
-
Deklarata e A$AP Rockyt në koncert shkakton reagime në rrjete sociale