Paris Hilton ka shtyrë dasmën e saj me Chris Zylka dhe tani planifikon të martohet në pranverë.
Muajin e kaluar u përhapen lajmet se çifti ishte duke planifikuar martesën, por duket se gjithçka është anuluar.
“Paris donte të martohej në datën 11 nëntor. Kjo ishte data e saj e preferuar, por ka shumë gjëra për të bërë. Midis punës dhe orareve të saj të udhëtimit nuk ka kohë të mjaftueshme për të organizuar dasmën”, tha një burim për “E! News”.
“Ajo është e vendosur që të martohet, kështu që kjo do të ndodhë patjetër, por jo aq shpejt sa ishte shpresuar. Tani ka planifikuar të martohet në pranverë”, shton i njëjti burim.
Artikuj të ngjashëm
-
Taylor Swift dhe Travis Kelce fshehin detajet e dasmës nga të ftuarit
-
"Dasmë treditore", Dua Lipa raportohet se martohet javën e ardhshme
-
Harry Styles e Zoë Kravitz po planifikojnë dy dasma
-
Zbulohen detaje rreth dasmës së Taylor Swift e Travis Kelce
-
Dua Lipa dhe Callum Turner po planifikojnë dasmë intime