Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pandemia shtyn filmimin e “Atlanta”-s

Këngëtarët Earn dhe Papber Boi për herë të fundit janë parë duke u nisur drejt Evropës, mirëpo nuk do të aterrojnë deri në fund të vitit 2021.

Seria komike në të cilën luajnë Donald Glover dhe Brian Tyre Henry pritet të nisë xhirimet e dy sezoneve në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Glover dhe realizuesit e tjerë kanë gati skenarin për sezonin e tretë dhe të katërt. Planifikojnë që xhirimet t’i nisin njërin pas tjetrit.

Mirëpo masat për mbrojtje nga koronavirusi e kanë bërë të paqartë krejt procesin filmik.

Njëri sezon pritet të xhirohet në Evropë dhe tjetri në Atlanta.

Edhe Shtyhet sërish data e lansimit të filmit “Animal Friends” Showbiz Shtyhet sërish data e lansimit të filmit “Animal Friends”

Në fillim të këtij viti udhëheqësit patën paralajmëruar se sezoni i tretë do të publikohej në janarin e vitit 2021, ndërsa tjetrin menjëherë në vjeshtën e po atij viti.

Pandemia ka pamundësuar këtë plan ndërkaq regjisori Landgraf ka paralajmëruar se në pjesën e fundit të vitit 2020 do të sqarohet gjithçka sa u përket xhirimeve të sezoneve tre dhe katër.

Një tjetër seri, ajo “Fargo”, ka pësuar më pak nga pandemia.

Fatmirësisht ekipi kishte xhiruar 11 episode para se të niste përhapja e koronavirusit.

Edhe Shtyhet data e lansimit të filmit “The Marvels” Showbiz Shtyhet data e lansimit të filmit “The Marvels”

Ndërkaq dy episodet e fundit pritet të xhirohen në Chicago. Këto episode do të xhirohen duke respektuar të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Në sezonin e katërt, që do të nisë më 27 shtator, do të shtjellohet historia e familjeve kriminale të Kansas Cityt në vitet ’50. Në këtë sezon do të luajë edhe aktori i njohur Chris Rock.