Aktori Andrew Garfield ka njoftuar se këtë vit do të pauzojë nga Hollivudi që ta bëjë një jetë sa më të zakonshme.
Ylli i “Amazing Spider-Man” ka këmbëngulur se i duhet pak kohë pas sezonit të çmimeve të furishme këtë vit.
Andrew, 38 vjeç, u nominua për Oscar si aktori më i mirë për rolin e tij në “Tick, Tick...Boom!” të Netflixit, kurse tani ai po planifikon ta bëjë një pushim për veten.
“Do të pushoj për pak”, është shprehur aktori për Variety.
“Më duhet ta rikalibroj e ta rishqyrtoj atë që dua ta bëj më pas, e për momentin dua thjesht të jem person i thjeshtë, i panjohur.
Andrew aktualisht është duke promovuar projektin e tij të fundit televiziv, një adaptim i librit më të shitur të krimit të vërtetë të Jon Krakauer, “Under The Baner of Heaven”.
Drama bazohet rreth një vrasjeje brenda komunitetit Mormon të Jutas, e Andrew luan rolin e detektivit, i ngarkuar me hetimin e vrasjes.
Edhe
Ricky Gervais refuzon të marrë pjesë në dokumentarin e BBC-së për “The Office”
Ai luan përballë Daisy Edgar- Jones dhe Gil Birmingham dhe Andrew ka thënë se është zhytur në kulturën mormone për ta trajtuar rolin.
“U përgatita shumë para xhirimeve. Kam hulumtuar shumë dhe kam bërë gjithë përgatitjen time në një mënyrë vërtet të detajuar”, ka treguar aktori për Us Weekly.
“Shkova në Utah. Kalova shumë kohë më mormonët, ish-mormonët, mormonët homoseksualë, mormonët peshkopë e ata detektivë. Më pëlqen shumë ai aspekt i përgatitjes dhe kam punuar shumë në skenar më Lancen për t’u siguruar që të ndihej autentik. Thjesht, u futa në atë kulturë”, është shprehur Andrew.